Nuk janë të pakta rastet kur në ditët me shi, drejtuesit e makinave të pakujdesshëm i “lajnë me baltë” këmbësorët. Tashmë kësaj torture i ka ardhur fundi në Britani te Madhe.
Edhe pse mund të duket si diçka jo e drejtë nga shumë njerëz që kanë mjete, për këmbësorët ky është lajmi më i mirë që mund të kenë marrë ndonjëherë.
Tani vozitesit do të mendohen më shumë se dy herë përpara se të lagin një këmbësor, i cili ndodhet duke pritur të kalojë rrugën.
Ligji është përcaktuar në Ligjin e Trafikut të Rrugëve (1988), në të cilin thuhet se nuk mund t’i jepni makinës “pa konsideratë të arsyeshme për personat e tjerë”. Gjoba standarde që është vendosur për këtë veprim është 100 paund dhe heqjen e tre pikëve në lejen tuaj të drejtimit.
Por, kjo nuk përjashton as vendosjen e gjobës me 5.000 paund. Shoferët e kanë për detyrim që të tregojnë kujdes e respekt për këmbësorët, por edhe për përdorues të tjerë të rrugës.