DYLON

Gjobiten dy vozitës për kundërvajtje të ndryshme në trafik

Gjobiten dy vozitës për kundërvajtje të ndryshme në trafik
Avatar photo Redaksia

Njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas informatave kredibile të marra nga qytetarët dhe mediat, me foto, dërguar në adresën e policisë së Kosovës,  kanë vepruar në identifikimin e dy kundërvajtësve në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës kanë identifikuar të dy rastet veç e veç të dy vozitësit, të cilët me automjetet e tyre, shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, njëri tejkalim në vijë të plotë dhe tjetri tejkalim i pa lejuar i kolonës në anën e djathtë.

EkoHigjiena

Kundërvajtjet kanë ndodhë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

Nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan, janë ftuar këta vozitës dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

 Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, fton dhe inkurajon qytetarët si dhe mediat, që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e dëshmuara që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.