DYLON

Kryetari Haliti pret në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti

Kryetari Haliti pret në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë pritur sot në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti.

Me këtë rast Kryetari Haliti e ka përgëzuar atë për suksesin e arritur, konkretisht për vendin e dytë që e ka marrë në turnirin Ballkanik që është mbajtur vitin e shkuar në Durrës së Shqipërisë dhe atë në kategorinë prej 63 kilogram për femra.

Haliti tha se komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të mbështes sportistët vitias duke potencuar se ata po krijojnë edhe kushte për zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive duke përmendur edhe ndërtimin e palestrës sportive në Viti.

EkoHigjiena

Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe përgjegjësi për Sport e Rini në Komunën e Vitisë, Emrush Azemi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.