Telegram ngushëllimi për familjen Musliu
E nderuara familje Musliu,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Januz Musliu.
Kjo është biografi e shkurtër e Jonuz Musliut.
Lindi më 5 janar të viti 1959, në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, shkollimin fillorë dhe atë të mesëm e përfundoi në vendlindje ndërsa në Shkup ka studiuar shkencat natyrore drejtimin Biologji – Kimi.
Ishte aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, dënohet nga strukturat e Jugosllavisë me tetë vite burg, gjashtë prej të cilave i ka mbajtur. Junuz Musliu si ish i burgosur politik dhe veprimtarë i hershëm i çështjes kombëtare, që në fillet e saja rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Jonuz Musliu kaloi në Kosovën Lindore dhe ishte njëri nga themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Me fillimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Musliu emërohet nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së, Kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së.
Në zgjedhjet e para të pasluftës, në vitin 2002, Jonuz Musliu, themelon Lëvizjen për Progres Demokratik dhe për herë të parë hyn në institucionet komunale në Bujanoc. Në zgjedhjet e dyta ai emërohet Kryetar i Kuvendit Komunal, pozitë që e ka mbajtur disa mandate ndërsa në vitin 2014 zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptarë, pozitë të cilën e ka qenë edhe tani. Jonuz Musliu do të kujtohet për luftën e vazhdueshme për realizimin e drejtave kombëtare në Kosovën Lindore dhe përpjekjet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
Ju lutem që në emër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan
Mr. Naim MUSLIU – Kryetar