Gjykata Speciale edhe njëherë vuri në pah se sa janë të gatshëm politikanët tanë të ballafaqohen me drejtësinë, aty ku nuk kanë ndikim.
Shkruan: Ramiz Ismajli
Pas gjithë atyre deklarimeve që nuk kemi se çka të brengosemi për formimin e kësaj gjykate dhe fjalimin para deputeteve për rëndësinë e kësaj Gjykate, si dhe lobimin për votimin e saj në parlament, vije një moment kthese, ku të njëjtit kërkojnë shfuqizimin e saj.
Përveç kësaj, sjellja e disa politikaneve tanë nxori në pah atë se sa larg politikanët janë ne gjendje të shkojnë për t’i mbrojtur interesat e tyre personale duke rrezikuar edhe vetë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe përkrahjen e miqve tanë amerikan dhe perëndimor, të cilët më së shumti kontribuuan në ndërtimin e shtetit tonë.
Zhvillimet e ditë më parë në OKB ku Shqipëria votoi kundër vendimit të Presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, (ka pasur edhe mundësinë e abstenimit) si dhe nisma për ta dërguar në parlament çështjen e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, janë tregues se sa të pamatur janë politikanët tanë kur janë në pyetje interesat shtetërore, pasi ato personale i qesin në rend të parë.
Po ashtu, nisma për të dërguan në parlament çështje e shfuqizimit të ligjit në fjalë, çështje kjo e inicuar nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj dhe i përkrahur edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës – Hashim Thaçi si dhe disa vendime tjetra të mëparshme (sikurse ai i demarkacionit), ku për gjitha këto, dihej qartë qëndrimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe i miqve tanë të tjerë, na lenë të kuptojmë se disa nga liderët tanë nuk po i përfillin rekomandimet e tyre, si miq të rëndësishëm dhe kontribuues më të mëdhenj në formimin e shtetit të Kosovës.
Edhe pas paralajmërimeve nga ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai Britanik Ruari O’Cnnell, se ky do të ishte një hap shumë I rrezikshëm për Kosovën, duke i ditur pasojat që do të sillte ky vendim, lidershipi prapë tentoi të procedon këtë ligj në Kuvend, mirëpo në mungesë kuorumi në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, kjo u dështoi.
Përndryshe, shfuqizimi i këtij ligji do të sillte pasoja të mëdha për Kosovën, ku një ndër to do të ishte edhe fuqizimi i rezolutës të OKB-së 1244 ku do të sillte një administrim ndërkombëtarë sikurse ai I UNMIK-ut, që ka qenë nga 1999-2008, shanset që shumë shtete do ta shqyrtonin vendimin e njohjes së pavarësisë së shtetit tonë, një izolim I mëtutjeshëm si dhe gjasat për liberalizim të vizave do të zvogëloheshin për mos me thënë të shuheshin .
Veprimi i lidershipit Kosovar më shumë mund të cilësohet si një akt paniku dhe frike nga aktakuzat qe do ngritën nga Gjykata Speciale.
Politikanët kosovarë duhet të mësohen të marrin vendime të matura edhe ne ato momente të vështira dhe t’i trajtojnë problemet nacionale me një maturi, duke marr vendime që nuk e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të ardhmen e saj.
Ka ardhur koha kur me shtetin tonë duhet të udhëheqin politikanë të mirëfilltë dhe të matur, që interesat e shtetit i vendosin para interesave personale.