Gjykata Supreme ka pranuar 15 ankesa kundër vendimeve të PZAP-së, ka vendosur për 9 prej tyre

Gjykata Supreme ka pranuar 15 ankesa kundër vendimeve të PZAP-së, ka vendosur për 9 prej tyre

Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Të përfunduara janë nëntë (9) ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë (6) të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.

Në Gjykatë Supreme, ankesë kanë paraqitur kandidatët dhe subjektet si në vijim:

Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)

Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)

Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar) /2LONLINE.com/

KOMENTE