DYLON

Gjilani ka organizuar olimpiadën në matematikë

Gjilani ka organizuar olimpiadën në matematikë
Avatar photo Redaksia

Në nivel të Komunës së Gjilanit, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur gjatë ditës së djeshme olimpiada matematike 2017/2018 për nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, i cili edhe bëri hapjen e garave, ka thënë se Komuna e Gjilanit, organizimin dhe mbajtjen e garave jo vetëm të matematikës, por edhe në lëmitë e tjera, tani e ka bërë traditë dhe pjesë të planit të punës, duke reflektuar rezultate të një pas njëshme nga ana nxënësve, që arrihen me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.

“Ne si Drejtori e Arsimit edhe këtë vit, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me organizatoret e kësaj gare, brenda mundësive tona institucionale , jemi munduar të ofrojmë mbështetje teknike administrative dhe organizative me qëllimin më të mirë që nxënësit e shkollave tona të garojnë dhe të tregojnë talentin e tyre në lëndën e matematikës, duke nxitur konkurrencë jo vetëm në nivel kombëtar e mbarëkombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar”. Ka thënë ai.

EkoHigjiena

Më tej Syla ka thënë se kjo garë është një sfid për nxënësit e shkollave tona dhe ka karakter për stimulimin e talenteve të rinjë nga fusha e matematikës.

“Kështu mundësohet dhe stimulohet konkurrencë. Ne zbulojmë talentë jo vetëm që mund të na përfaqësojnë në gara kombëtare e ndërkombëtare, por zbulojmë edhe ekspert e shkencëtar të ardhshëm të fushës së matematikës që do ti shërbejnë Gjilanit dhe Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai, duke i uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për suksese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.