Ndër aktivitetet e shumta të organizuara nga Komuna e Gjilanit për 20 vjetorin jubilar e Çlirimit të Kosovës, respektivisht të Gjilanit, sot lexuesit e tempullit bibliotekarë të qytetit “Fan S. Noli” recituan dhe lexuan poezi të ndryshme kushtuar kësaj jubileje dhe dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar që dhanë më të shtrejtën e tyrë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport ë Gjilan, Shpresa Hajdari, në fjalën e saj përshëndetëse ka uruar të gjithë fëmijët të rriten në paqe e liri.
“Fëmijët janë ata të cilët janë vizitorët më të mirë dhe më të mëdhenjë të kësaj shtëpie. Unë uroj që këta fëmijë të rriten në paqe e liri. Do tua jap një këshillë të gjithë fëmijëve: miku më i mirë është libri, dhe unë uroj që ju të keni sa më shumë miq”, tha Hajdari, duke uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Çlirimit.
Drejtori i Bibliotekës, Qazim Azizi, tha se me lexuesit e bibliotekës Fan S. Noli kanë përgatitur një program modest artistik, dedikuar të gjithë atyre që sakrifikuan dhe luftuan për lirinë e Kosovës.
Ndryshe, aktivitetet kushtuar 20-vjetorit të Çlirimit, do të vazhdojnë deri në mbrëmjen e 15 Qershorit.