Për të mbrojtur interesat e qytetarëve jo vetëm të Gjilanit, por edhe ata të Luginës: Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës e viseve tjera, subjekti më i mirë politik, që do t’i realizoi më së miri, është Lëvizja Qytetare Vatra”, tha Fatmir Hasani, deputet në Parlamentin e Serbisë në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore nga Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit, që të përkrahin fuqishëm me votën e tyre kandidatët e Lëvizjes Vatra në këtë komunë dhe me shkuarjen e disa kandidatëve në asamble shumë më lehtë do të arrihet që të realizohen kërkesat e qytetarëve të Kosovës Lindore.
Deputeti shqiptare në Parlamentin e Serbisë, ofroi mbështetje të pa rezervë ndaj Vatrës, duke premtuar se do të jetë gjithnjë zë i fuqishëm edhe në Kuvendin e Serbisë.
Sipas tij qytetarët e Luginës, pos problemeve që kanë në vendlindjet e tyre, me probleme ballafaqohen edhe në Kosovë dhe të cilat barrierë duhet të eliminohen.
Fatmir Hasani, shpreson se Lëvizja Vatra do të përfaqësohet në Asamblenë Komunale të Gjilanit dhe kërkon përkrahje nga qytetarët dhe kjo mbështetje më e mirë do të ishte vota për kandidatët e Lëvizjes Vatra.
Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, tha se janë mbledh të gjithë në një rrugë të drejtë e të shenjtë, rrugë që ka të bëjë me ndalimin e diskriminimit që po I bëhet Gjilanit, Bujanocit, Preshevës e mbi të gjitha Anamoravës.
Sipas tij diskriminimi që po I bëhet nga ky shtet në këtë qytet, do të filloj të ndalet me votën qytetare me 22 tetor, duke votuar për Lëvizjen Vatra.
Ai shtoi se ky diskriminim që për një copë letër të quajtur letërnjoftime, le pa punë shumë qytetarë të Luginës. Lë pa shkollë shumë të rinj, lë pa pensione e barna shumë pensionistë.
“Gjilani e Anamorave ka arsye për të votuar për vete për Vatër”, tha Kushtrim Kadriu.
Kryetari i Vatrës, tha se 18 vjet pa luftës Gjilani është komuna më e pa zhvilluar në nivel republike, është qytet pa ujësjellë, pa autostradë, pa rrugë, pa shkolla.
“Gjilani ka dy rrugë atë të zezën dhe atë të bardhën, e zeza është kjo e tanishmja, duke votuar për partitë që e shohin si hambarë votash për të realizuar interesat e tyre”, tha Kadriu.
Ndërsa rruga e bardhë sipas tij është ajo e votës për ata që kanë vendosur me jetua në Gjilan e të cilin e kanë shtëpi për vete e për familjen e vet.
Kryetari i Lëvizjes Vatra, i tha qytetarëve se ata që iu ofrojnë para për të shitur dinjitetin tuaj për të shitur votën e qytetarëve.
“Ju merrjani parat se janë tonat, të vjedhura nga buxheti i shtetit. Merrjani parat e voton mos ia jepni, sepse atyre iu ka dalë afati, por votoni për ne gjeneratën e re evropiane Lëvizjen Vatra”, tha Kushtrim Kadriu.
Florida Maliqi, kryetare e Forumit të Gruas së Lëvizjes Vatra, tha se janë përgatitur si asnjëherë më parë që në këto zgjedhje lokale të kandidojmë persona nga profesione e kuadro të ndryshme, ku mbi gjysma e tyre janë të rinj dhe nga gjinia femërore.
Në këto zgjedhje vijmë me një riorganizim dhe ngritje posaçërisht të Forumit të Gruas dhe kërkoj nga qytetarët e Gjilanit që të votojnë listën e kandidatëve për këshilltarë komunal të Lëvizjes Vatra me numër 78. dhe posaçërisht të votojnë gjininë femërore, në mënyrë që vajzat dhe gratë të jenë më të përfaqësuara në institucionet lokale.
Komunës tonë i duhen një mori reformash të rëndësishme zhvillimore.
“Qytetarët e komunës tonë kanë nevojë më shumë për zhvillim, punësim, gjelbërim, ndriçim, rrugë e trotuare, pastërti, shërbime më të mira cilësore, arsim kualitativ e të tjera”, tha Maliqi.
Sponsorizuar nga Vatra