“Gjilani dhe fshatrat e kësaj komune të madhe tashmë janë përcaktuar për Vetëvendosje. Kudo po ndihet atmosferë pune e mobilizimi për ditën e madhe të fitores më 22 tetor të këtij viti.
Ky mobilizim i tërësishëm u vërejt në takimin me kryetarët e pikave të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët më tepër se kurrë ishin mobilizuar për shtrirjen e veprimtarive në çdo cep të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit. Njëherësh ata u informuan në detaje për mënyrën e veprimit dhe sjelljes së mirë me qytetarë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Në takimet e shumta të Kandidatit për Kryetar, Sami Kurteshi me qytetarë, po shprehet gatishmëri për ndryshimin e gjendjes. « Qeverisjes së deritashme, i ka ardhur fundi. Më nuk mund të durojmë këtë kaos, këto padrejtësi e mashtrime që na janë bërë vite me radhë. Qe 18 vjet kemi vetëm premtime të kota », shprehen luftëtarët e lirisë, veteranët dhe invalidët e luftës, në takimin që patën me Kandidatin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi. Ka invalid e veteranë të UCK-së që nuk ka as bukë, e as kulm mbi kokë. Ajo që është më e keqja, qeveria komunale nuk ka bërë asnjë përpjekje për zbatimin e ligjit ekzistues.
Kjo nuk do të ndodhë me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet. Ne do t’i analizojmë me shumë kujdes të gjitha kërkesat tuaja dhe do ti përmbushim të gjitha ato që janë të ligjshme. Ligji do të zbatohet me përpikëri për të gjithë, tha mes tjerash, Sami Kurteshi.
Kandidati për Kryetar nga LVV, Sami Kurteshi, u mirëprit me përzemërsi edhe nga pensionistët e Gjilanit. “Ju jini në rrugë të drejtë, ndaj e kini përkrahjen tone të pa rezervë”, u shprehën ata njëzëri të entuziazmuar me vizitën e Sami Kurteshit dhe stafit të tij në mesin e pensionistëve.
Gjatë ecjes së tij në parkun e qytetit, Kandidati për Kryetar, Sami Kurteshi, u takua edhe me shumë pensionistë e qytetarë të cilët hapur e pa rezervë shprehnin përcaktimin e tyre për LVV. “Nuk ka rrugë tjetër. E vetmja shpresë për ndryshimin e situatës është Lëvizja Vetëvendosje. Ne jemi të gjithë me ju që së bashku ta bëjmë ndryshimin e madh”, u shprehën gjilanasit, tashmë të lodhur nga politika mashtruese e klaneve të ndryshme politike të cilët gjatë këtyre viteve kanë bërë fare pak punë të mira për qytetarët gjilanas .
Sponsorizuar nga Vetëvendosje