Lëvizja Qytetare Vatra do të vazhdojë të përkrahë z.Lutfi Hazirin edhe në balotazh, sikurse e përkrahu atë edhe gjatë raundit të parë të zgjedhjeve.
“Me z. Hazirin na bashkon kauza e kahmotshme e Kosovës Lindore si dhe dakordanca për të bashkërenduar veprimet si gjatë balotazhit ashtu edhe në qeverisjen e ardhshme të Gjilanit pas fitores së z. Lutfi Hazirit”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga Zyra për Informim e Lëvizjes Qytetare Vatra. /2LONLINE.com/