“Ne si Lëvizje Vatra, tani më kemi përgatitur të gjitha nëndegët dhe strukturën e Lëvizjes për të qenë pjesë e zgjedhjeve Parlamentare të 11 Qershorit. Tani më kemi edhe kandidatët potencial me të cilët besojmë se do të arrijmë të marrim mandate në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Kështu ëshët shprehur Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra me seli në Gjilan, i cili ka ftuar qytetarët t’i bashkohen në këtë rrugë të drejtë, e cila ka për mision faktorizimin dhe integrimin e qytetarëve brenda Institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Këtë herë Lëvizja Qytetare ”Vatra”, është më e përgaditur se kurdo herë më parë, ka kuadro, strukturë të mirë, nëndegë aktive si dhe mbi 500 aderime që nga Qershori i vitit të kaluar. Besojmë se do të fitojmë sepse me punë të ndershme dhe seriozitet, kemi fituar besimin e qytetarëve si asnjëherë më parë” ka thënë Mehmeti.
Ai ka ftuar qytetarët të ia besojnë votën e tyre Vatrës dhe të i votojnë bijat dhe bijtë e tyre, e jo kandidatë të huaj të cilët qytetarët e kësaj ane i shohin si hambarë i votave e asnjëherë ndryshe.
“Kjo tashmë është dëshmuar për 18 vite. Nuk do të ketë fillim të ri me njerëz të vjetër. Fillimi i ri do të jetë vetëm me gjeneratën e re”, ka thënë Mehmeti i Vatrës.