• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Depresioni i spiunit

Redaksia 2LONLINE 15 Maj, 2017 4 min
 Depresioni i spiunit

Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXXII-

Ditë vere. Isha në kulmin e hulumtimeve mbi të bëmat e një të degraduari shoqëror. Ishte mish e lëkurë e njeri në aspektin biologjik. Në shkollë të mesme, shokët e gjeneratës e njohën si nxënës pak të mbyllur në vete por kjo ishte në fillim.

Reis Mirdita

Vetëm pas disa javësh filluan dyshimet dhe gatë katër viteve u pa myzevirllëku i tij dhe një grupi të formuar e të cilit i printe ai me gjithë një arsimtarë si kryeshef e njëherit edhe kujdestar klase.

Në të vërtetë, kësi raste nuk më interesonin enkas sepse nuk ishin pjesë e trevës dhe fenomeneve që hulumtoja. Të flas për këtë më shtyri personi për të cilin shokët e tij të klasës kishin bindjen dhe faktet se ishte spiun nga natyra dhe organizues i grupit të spiunëve.

Gjatë vitit të tretë, sëmuret rëndë por nuk mungon nga mësimi përveç ditëve kur shkonte në kontroll në spitalin e qytetit. Duke mos gjetur derman, i besohet një shoku të klasës së vet që e kisha fqinjë; aty, e katërta derë nga lindja e mëhallës.

Të nesërmen i sëmuri ynë nuk kishte shkua në shkollë. Trokiti në derë. Dola dhe e morra në shtëpi. Me dridhma më vuri në dije se një fallxhorë a hoxhë nga Dërveni, i kish thënë se i ka dy shejtanë në bark. I ka bë sihir një vajzë për inati se nuk e dashka dhe i rrodhën ca lot kur nisi të më lutet t’i ndihmoj.

Më tutje zbuloi se kishte lindur në fushë, duke mos pasur shteg tjetër, vet babi e kishte shti nën hijen e një shelgu lotues, degët e të cilit vareshin për tokë dhe i ndihmoi me sa diti gruas së vet që të lind djalin. “Shelgu lotues, sipas njerëzve, është shumë ograkli!!! Është kjo një mundësi më e sigurt se sihiri që jam sëmurë kështu!”

Shpjegimi im:

Unë nuk merrem as me fall, as me shërim, as me hajmalia. Por pasi je këtu e e shoh çke, do të them se ti nuk je i sëmurë as nga sihiri, as nga shejtanë e as nga lindja breg përroit në rrëzë të shelgut lotues.

Ti vuan nga vesvesja e dyshimi në vete dhe në çdo gjë të gjallë e të vdekur. Frika është armiku yt më i madh. Krejt do të kalojnë por ti duhet të luftosh së pari frikën. Je i ndyrë, në punë të ndyrë! Ja kjo të ka ndikuar keq në shëndetin tënd psikik. Është një lodhje momentale që merr disa javë e nganjëherë më shumë.

Të gjithë kalojnë aty; dikush më ashpër e dikush më lehtë. Sa për shejtanët, asnjë dyshim! Ata kanë të tjera detyra: mundohen të ndikojnë në njeriun për vepra të këqija dhe ta largojnë nga të mirat. Bindja apo mosbindja ndaj tyre, ka pasoja të tjera dhe s’kanë të bëjnë me sëmundje.

Ti merresh me myzevirllëk, kjo të torturon shpirtin se jeton në frikë konstante e nga ana tjetër, ti dëshiron të arrish në jetë! Dhe do të kesh sukses sepse ti nuk do të largohesh nga spiunimi! I ke mentorët e tillë.

Do të zhytesh në politikë dhe do të bëhesh plotësisht i pacipë. Kjo të pëlqen, kjo është natyra jote dhe askush nuk do të mund të ndal nga kjo katrahurë. Në fund, i turpëruar por përsëri krenar do jesh. Do të lavdërohesh me sukseset e tua.

***
Që të nesërmen, kishte nisur të më lavdëroj se të gjithë i qëllova por pa dhënë ndonjë detaj. E kishte lëshuar një rrenë duke thënë i këndova ca sheqerka të cilat duhej ti lëpinte për shtatë ditë me radhë dhe goja kështu u shërua.

Lexo edhe: Peripecitë për shërim nga ograku

Etiketa:depresioni kryesore Metamorfoza Reis Mirdita spiuni
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

29 Qershor, 2022
Policia

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022
2LTV

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit

29 Qershor, 2022
Policia

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Si mund të shpëtoni nga depresioni?! Gjithçka nis nga vetja

22 Shkurt, 2020

Ndotja e ajrit ka ndikim në tru, mund të shkaktojë depresion

19 Dhjetor, 2019

Studimi amerikan: Rrjetet sociale po ua thellojnë vetminë

14 Dhjetor, 2019

Trajtimi më i ri për depresionin, gjendet tek këto kërpudha magjike

13 Dhjetor, 2019

Do të befasoheni kur ta kuptoni fuqinë shëruese të bananes

12 Dhjetor, 2019

Humori i keq, si ta largosh me metodën e 90 sekondave?!

10 Dhjetor, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com