Lëngu i kumbullës është një dozë e fuqishme vitaminash, mineralesh dhe ushqyesish.
Lëngu i kumbullës ndihmon në trajtimin e një sërë diagnozash dhe simptomash e problemesh me shikimin, tretjen, diabetin, osteoporozën e të tjerë.
Ndihmon me humbjen në peshë
Fibra tek lëngu i kumbullës përthith lëngjet në sistemin tretës dhe parandalon krizat e pajustifikuara të urisë, duke iu dhënë ndjesinë e ngopjes. Ky është një lajm i mirë për ata që janë në dietë, sepse në formën e lëngut, kumbullat parandalojnë të ngrënit e tepruar dhe rrjedhimisht ulin nivelin e kalorive që merrni. Lëngu i kumbullave është i pasur edhe në antioksidantë që janë një e mirë e shtuar në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.
Parandalon atakun në zemër dhe goditjet në tru
Kumbullat janë të vetmet që përmbajnë asfenolë të cilat eliminojnë efektet e dëmshme të radikaleve në qelizat e trurit. Antioksidantët në lëngun e kumbullave parandalojnë dëmet e shkaktuara nga oksigjeni tek trigliceridet që shkaktojnë atakun në zemër, tensionin e lartë dhe goditjen në tru.
Përmirëson shëndetin e syve
Nëse pini lëng kumbulle, shëndeti i syve do të përmirësohet. Ky lëng përmban vitaminë A që mbron sytë nga infeksionet dhe sëmundjet. Ai gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shikimit në errësirë sidomos për të moshuarit, por edhe parandalon humbjen e shikimit.
Ndihmon shtatzaninë
Femrat shtatzënë që pijnë lëng kumbulle rregullisht, përfitojnë vitaminën K, A dhe C të rëndësishme për formimin e kockave, qelizave dhe indeve, luftimin e infeksioneve, parandalimin e mpiksjes së gjakut. Femrat shtatzënë nuk janë të vetmet që përfitojnë këto vlera. Edhe fetusi përfiton shumë prej tyre. Lëngu i kumbullës është me vlera por edhe i sigurt si për nënën edhe për foshnjën.