Lenë Osmani, (Nxënëse e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan), për të dytën herë me radhë është shpallur pingpongiste e vitit në Kosovë për kategorinë nën moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare.
Edhe sivjet është mbajtur ceremonia e shpalljes së lauretëve për vitin 2022, kurse pingpongistes gjilanase për të dytin vit radhazi i është ndarë çmimi sportiste e vitit për kategorinë U19. Laurate shpallet edhe me ekipin Kpp”Drita” Senior – Kampion i Superligës së Kosovës dhe Kupës së Kosovës.
Në vitin 2023, Lenë Osmani do t’i mbroj ngjyrat e dy klubeve më të suksesshëm të Kosovës: Kpp”Drita” Senior dhe Kpp”Lidhja e Prizrenit” Junior. /2LONLINE/