Trajneri i Kosoves, Bernard Challandes mund të mos llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Mirlind Kryeziu në dy ndeshjet e radhës. Futbollisti i Zurichut ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Luganos dhe pritet të mungoj disa javë.
Këtë e ka konfirmuar klubi zviceran përmes një komunikate për media.
“Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu, në ndeshjen jashtë kundër FC Lugano më 20 tetor 2019 pësoi një dëmtim të muskujve në kofshë dhe lojtari nuk do të jetë në dispozicion për disa javë. Ne i dëshirojmë Mirlindit një shërim të shpejtë!“, ka shkruar faqja e klubit te Zurichut.
Kosova do të luaj si mysafir i Çekisë dhe e pret në Prishtinë Anglinë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 gjatë muajit nëntor.