“Menaxhimi i tregut I takon Ndërmarrjes Tregu, por u takon tregtarëve. Në programin tonë qeverisës, parashihet shfrytëzimi i tregut në kapacitet të plotë dhe që i plotëson nevojat edhe të prodhimeve bujqësore varësisht nga stina e vitit dhe lloji i prodhimeve”, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së, për kryetar të komunës së Gjilanit.
Postimi i plotë:
Vizituam sot Tregun e Gjelbër në Gjilan ku u njoftuam për sfidat me të cilat janë përballë tregtarët me pakicë dhe tregjeve mobile, sidomos gjatë kohës së pandemisë e cila ka goditur rëndë këtë sektor të biznesit gjilanas për shkak të pamundësisë për të ushtruar veprimtarinë sikur në secilën komunë të Kosovës.
Meqë punimet në treg janë duke u realizuar, ne kemi paraparë modernizimin e tij, një treg që i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë së tregtarëve mobil dhe me pakicë.
Menaxhimi i tregut I takon Ndërmarrjes Tregu, por u takon tregtarëve.
Në programin tonë qeverisës, parashihet shfrytëzimi i tregut në kapacitet të plotë dhe që i plotëson nevojat edhe të prodhimeve bujqësore varësisht nga stina e vitit dhe lloji i prodhimeve.
Lehtësirat ndaj tregtarëve në Tregun e Gjelbër do të jenë pjesë e prioriteteve tona, sepse përveç që mbajnë familje dhe ka të punësuar, është stimulim edhe për rritjen e kapaciteteve të prodhimeve bujqësore, dhe këtë e parasheh prorgami ynë përmes dyfishimit të granteve në bujqësi dhe krijimi i kushteve infrastrukturore për agrokultura.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/