Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Mattaus, po qëndron në Kosovë. Një herë fituesi i “Topit të Artë” është pritur nga përfaqësuesit të “Teleperformance Deutchland”, me seli në Prishtinë.
I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova ne historine e saj.
Ai ndër të tjerash u pyet edhe për përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën pohoi se ka mundësi që të kualifikohet në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
“Kosova ka pas disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova është një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia del të kualifikohet”, pohoi ai.
Kampioni i Evropës dhe Botës ka vizituar edhe stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, teksa është takuar me disa të rinj.