DYLON

Akil Gjakova bart flamurin e Kosovës në “Lojërat Evropiane”

Akil Gjakova bart flamurin e Kosovës në “Lojërat Evropiane”
Avatar photo Elife Sherifi

Ceremonia hapëse e Lojërave të dyta Evropiane Minsk 2019 mbahet më 21 qershor në stadiumin e Minskut, prej orës 21:00 me kohën lokale të Kosovës.

Xhudisti, Akil Gjakova do të bartë flamurin e Kosovës.

Vendimi për Gjakovën u mor, pasi tri xhudistet tjera, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, do të mungojnë në ceremoni shkaku i shortit që hedhet të premten mbrëma dhe garave që i zhvillojnë të shtunën në mëngjes.

EkoHigjiena

Akil Gjakova është sportisti më i suksesshëm i Kosovës për vitin 2018 i zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Vitin e kaluar u bë kampion i Evropës për U23, ndërsa medalja e artë e fituar në Grand Slamin e Parisit vitin e kaluar, mbetet një nga sukseset më të mëdha të tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.