Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është aktualisht futbollisti më i përfolur në Turqi. Për të po flasin, tifozët, trajnerët e analistët e futbollit.
Së fundmi për Muriqin ka komentuar edhe legjenda e Fenerbahçes, Rıdvan Dilmen, që ka thënë se Fenerbahçe ka transferuar futbollistin më të mirë në 15 vitet e fundit dhe se sulmuesi kosovar mund të shitet për 50 milionë euro.
Muriqi ka shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para me Fenerin në Superligën e Turqisë.