Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur të shtunën konferencën e rregullt për media ku në emër të Komisionit të Arsimit është paraqitur asambleistja. Afërdita Balaj, së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu dhe asambleisten. Gresa Avdiu.
Balaj ka adresuar kritika të shumta duke thënë se arsimi në Gjilan është i politizuar tej mase dhe është në kolaps.
Sipas saj, se arsimi i udhëhequr nga Vetëvendosje (VV) në Komunën e Gjilanit është në kolaps të plotë dhe i organizuar si mos më keq, tregojnë edhe disa faktet te cilat janë të njohura dhe të dukshme në disa nga shkollat fillore e të mesme të Komunës së Gjilanit.
Disa nga shkollat e Komunës tonë nuk kanë ngrohje dhe janë detyruar t’i shkurtojnë orët mësimore;
Në shkollën e mesme të muzikës nuk është i zgjidhur tërësisht problemi i ngrohjes, sidomos në salla të koncerteve, është e pamundur të realizohen shumë aktivitete kulturore të profesionisteve. Po ashtu, në këtë shkollë nuk është bërë zgjidhja e problemit të rrymës.
Në shkollën “Rexhep Elmazi” ende nuk kanë përfunduar punimet dhe shkolla ende nuk është gati për kthimin e nxënësve. Nxënësit e kësaj shkolle ende vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “Selami Hallaqi” e që për një numër të nxënësve është mjaft larg. Prindërit kanë ankesa të mëdha, ngase kombi-busi i cili i bart nxënësit deri në shkollën “Selami Hallaqi” nuk është i përgjegjshëm duke lënë nxënësit deri në 30 minuta, duke pritur në shi e shpesh herë duke i detyruar nxënësit që të ndërpresin mësimin 15 minuta më herët se orari mësimor, dhe deri tani as edhe një njoftim të vetëm për rrjedhën e punimeve në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.
Nga shtatori e këndej janë ndryshuar 4 komisione për pranimin e mësimdhënësve, duke i detyruar mësimdhënësit t’i nënshtrohen testeve me pyetje të ndryshme nga secili Komision.
Më shumë se 50 mësimdhënësve u është mohuar e drejta për të hyre në teste, sepse tash se voni Drejtorisë së Arsimit i është kujtuar që si kriter të jetë diploma e noterizuar. Në fillim u është lejuar ankesa për këtë cështje, por më vone u është mohuar kjo mundësi për shkak të numrit të madh të ankesave.
Po ashtu, në shkollat e Komunës sonë printerët dhe fotokopjet nuk kane ngjyrë, duke detyruar mësimdhënësit që testet dhe materialet tjera t’i shtypin nëpër fotokopje me pagesë. Bile edhe fletat A4 drejtori na i jep me copë, sikur te ishte artikull deficitar.
Se politika ka gisht ne arsimin gjilanas, dëshmon edhe detyrimi i mësimdhënësve për të marrë pjese në ditë vikendi në pritje të ministres Haxhiu, gjë që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.
Se drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit është e papërgjegjshme dhe e papërvojë dëshmon fakti kur si të arritur e konsideron vizitën mjekësore në shkollat e Komunës tonë, e cila nuk është ndonjë gjë e re, ngase vizitat mjekësore kanë qenë sistematike.
Dhe krejt në këtë kaos në arsimin gjilanas, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, shkon në vizitë private në Zvicër. (Hajt se punët presin)!, u shpreh Balaj. /2LONLINE/