Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan pas takimeve me strukturat partiake, po vazhdon takimet në terren.
Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët ka mbajtur takime me strukturat e LDK-së në Llashticë dhe Malishevë.
Lutfi Haziri tha se do të vazhdohet me takimet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit, duke shtuar se: “manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani meriton më shumë dhe më mirë”.
“Fatkeqësi e madhe për qytetarët është ky mandat i humbur për Gjilanin, me regres të paparë në secilin sektor”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/