Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, ka marrë sot falënderime nga tregtarët, gjatë vizitës që i ka bërë Ndërmarrjes së re “Tregu”.
“Ky vend ka pas me u ba krejt banesa e neve kanë pasë me na e hjek prej këtuhit. Luta na e shpëtoi tregun prej rrënimit. Prandaj, s’ka nevojë me kërku votën sepse komplet tregu jemi me Lutën”, ka thënë njëri nga tregtarët, Xhevat Sejdiu.
Kryetari Lutfi Haziri tha se pas themelimit të ndërmarrjes “Tregu”, do të vazhdojnë ta modernizojnë, duke thënë se gjatë katër viteve të ardhshme, ky vend do të ketë pamjen e tregjeve europiane.
sponsorizuar nga LDK