/2L ONLINE/ – Dega e LDK-së, në Gjilan ka mbajtur takim të kryesisë si dhe të strukturave tjera udhëheqëse e ku është biseduar për sukseset në qeverisjen lokale e në veçanti për aktivitetet në kuadër të partisë, ku LDK është në proces zgjedhor në dy forumet e saja, në atë të gruas dhe rinor, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Komuna e Gjilanit krahas daljes nga borxhet e mbetura nga qeverisja e kaluar po arrin të ngritet në kampion të zhvillimit me projektet tona për infrastrukturë, duke arrit të krijojmë kushte të mira me të cilat po ndikojnë që tejkalojmë dallimet urbano-rurale. Sot gjithçka po ecën konformë programit qeverisës dhe Gjilani po merr pamjen e merituar, duke filluar me shtratin e Mirushës si dhe projektet tjera me të cilat çdo lagje e çdo fshat po i prekë t’mirat e punëve të hajrit të qeverisjes sonë”, ka thënë Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, që njëherësh është edhe kryetar i Degës, e ku ka përmendur edhe një varg të projekteve të mëdha e të rëndësishëm që e presin Gjilanin.
Strukturat e partisë janë njohur edhe me procesin zgjedhor që ka filluar në dy forumet, atë të gruas dhe rinor, ku është zgjuar një interesim i madh i të rinjve dhe femrave gjilanase që të kyçen në LDK-në e besës dhe shpresës për Kosovën.
Duke folur lidhur me këtë, Haziri, ka bërë thirrje që si parti me tradita demokratike tu krijojnë hapësirë dhe kushte të gjithë atyre që shprehin interesim të jenë pjesë e LDK-së, dhe ka njoftuar se pas përfundimit të zgjedhjeve në forume i pret punë në organizmin e konventës së madhe e cila do të hapë rrugë të reja drejtë rritës dhe forcimit si subjekt lider që janë. Sipas tij. e tërë struktura e partisë, është falënderuar për qeverisjen e drejtë dhe të suksesshme dhe njëkohësisht kanë parashtruar planet e tyre që qëllim primar krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve. /2L ONLINE/