Rendi i ditës, pikat përkatëse të mëposhtme, mospajtueshmëria mes pozitës e opozitës, për të qenë ato pjesë e rendit të ditës apo jo, ka bërë që LDK dhe parnerët e saj në opozitë, ta lëshojnë sallën e më pas në mungesë edhe të kuorumit, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku të jep pauzë.
Ishte shefi i Grupit të LDK-së, Avdyl Aliu i cili kërkoi që këto pika të mos jenë pjesë e kësaj seanca sepse ato nuk kanë kaluar as në komitetet përkatëse, ndërsa pozita insistojë që ato të jenë pjesë e kësaj seance për shkak të rëndësisë që e kanë. Pas votimit, ato u përfshinë në rend dite e LDK braktisi sallën, ku mbeten 17 anëtar të Kuvendit, numër i pamjaftueshëm për kuorum, e më pas edhe nga kryesuesi u dha pauzë, transmeton 2LONLINE.com.
A do të vazhdojë seanca mbetet të shihet, pasi për të pas kuorum nevojitën së paku 18 anëtarë të pranishëm, e njëra nga anëtarët e pozitës nuk ishte për momentin e pranishme në sallë. (Kuvendi ka gjithsej 25 anëtarë)
Përndryshe ja pikat e rendit të ditës që përplasen pozitë e opozitë, që quan deri në braktisje të Kuvendit nga opozita dhe mungesës së kuorumit që bëri që të ndërpritet seanca.
3. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51963 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore të një nënzonë të Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan.
4. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-15787 të datës: 11.02.2021 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Blloku “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan.
5. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51955 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, në Gjilan.