DYLON

Kamenica pjesë e konferencës me tëmë Nxitja dhe promovimi i punësimit te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian”

Kamenica pjesë e konferencës me tëmë Nxitja dhe promovimi i punësimit te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian”
Avatar photo Redaksia

Koordinatorja e NJKDNJ-së, njëherit edhe Person kontaktues për Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati në cilësinë e panelistes, mori pjesë në konferencën “Nxitja dhe promovimi i punësimit te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian”, ku para të pranishmëve paraqiti tolerancën dhe bashkjetesën ndërmjet komuniteteve në Kamenicë.

Kjo konferencë u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit (ZQM/ZKM) në bashkëpunim me Programi ROMACTED II për Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e romëve në nivel lokal, një program i përbashkët midis Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës.

EkoHigjiena

Koordinatorja Demolli Kastrati në fjalimin e saj ka thënë se ne si komunë i trajtojmë problemet dhe nevojat e gjithsecilit pa kurrfar dallimi.

“Për ne sfidë është zhvillimi jonë i përbashkët sepse sfidën për tolerancën dhe bashkëjetesen veç se e kemi kaluar. Ne do të punojmë për një të ardhme me të mire, me kushte dhe përspektivë me vlerë për të gjithë qytetarët. Lidhur me këtë Komuna e Kamenicës është përfituese e programit të përbashkët ndërmjet BE/Këshillit të Evropës, ROMACTED II, i cili ka të bëjë me ‘Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komunitetit Rom në nivel local”, ka thënë ajo. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.