Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendor, Lutfi Haziri, është mbajtur takimi i radhës i strukturave, përfshirë Kryesinë, Nëndegët, Forumin e Gruas e atë të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.
”Me takimet dje dhe sot, arrijmë angazhimet gjashtëjavore të përbashkëta në organizim dhe debatim, por shënojmë kthesën nga sot për të vazhduar edhe më fuqishëm deri më 9 shkurt, ku kanë mbetur edhe 149 ditë”, bënë të ditur përmes një komunikatë, LDK-ja e Gjilanit.
Më tej në komunikatë thuhet:
“Në këto takime është rikonfirmuar uniteti në strukturën e LDK-së, angazhimet e përbashkëta të burrave dhe grave në Anamorave për rikthimin e madh të LDK-së.
Uniteti e vizioni i LDK-së për një Gjilan zhvillimor, ka ngritur në këmbë qytetarin, ku gruaja dhe rinia janë bartës të politikave zhvillimore dhe barazia në veprim.
Përjashtimi i Gjilanit nga kujdesi i Qeverisë është abuzimi më i madh me besimin dhe djersën e qytetarëve tanë në Gjilan dhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë.
Nominimet e para per deputet, komisionerët, vëzhguesit dhe bartësit tjerë të mobilizimit dhe organizimit kanë marr formë dhe numërimi papa ka filluar, jo vetëm për qeverisjen qendrore, por edhe për atë lokale.
Të bashkuar me besë e shpresë, do ta rikthejmë triumfin e madh të LDK-së, parti e cila, jo vetëm si gardian i demolracisë por edhe lidere e zhvillimit.
Në qendër të kujdesit tonë është familja. Për familjen do të angazhohemi që ajo të ruhet, të zhvillohet dhe të jetë e fortë. Zatën, familja, atdheu e Zoti janë besimi ynë përjetë.
Me vizionin tonë, kemi plane konkrete, prejekte e partnerë për ta rikthyer Gjilanin në qendër të madhe administrative, politike, ekonomike e arsimore.
Zhgënjimi që e sollen të tjerët përmes manipulimeve, do ta kthejmë në besë e shpresë për qytetarin. Me qytetarët do të ndërtojmë angazhim të përbashkët për Gjilanin tonë”, përfundon komunikata e LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/