Një grup i studentëve të ekselencës i janë bashkuar sot Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan. thuhet në një komunikatë të Degës së LDK-së, në Gjilan.
Mirëseardhje këtyre të rinjve i kanë uruar Rina Ahmeti, kryetare e Forumit, Gentrit Murseli, anëtar i kryesisë dhe qindra të rinjë e të reja të LDK së Gjilanit. thuhet tutje në komunikatë.
Ahmeti e Murseli i kanë sygjeruar të rinjve gjatë këtij takimi që ta marrin shembull kreun e Degës dhe Komunës së Gjilanit, njeherin nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, i cili aktivitetin e tij politik e ka nisur pikërisht në strukturën e rinisë.
Ata falënderuarn Hazirin për mbështetjen e madhe që i ka dhënë të rinjve gjilanas, duke iu besuar pozita udhëheqëse.
Gjatë takimit të sontëm u tha se së bashku me të rinjtë do të finalizohet strategjia dhe planprogrami për katër vitet tjera të qeverisjes në krye me kryetarin Haziri, duke theksuar se dyertë e LDK-së së Gjilanit janë të hapura për grupmoshën e të rinjve dhe idetë e tyre do të inkorporohen në mënyrën më të mirë, thuhet në komunikatë.