Pogragja, Stublina, Llovca, Stublina e Kokajt, me anë të një tubimi madhështor e të paparë deri sot, e kanë mirëpritur kandidatin e LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke e siguruar se të gjitha votat shkojnë për të më 22 tetor dhe asnjë për rivalët.
Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i entuziazmuar nga masa, tha se me këtë masovitet, Pogragja i ka dhënë një ‘flakaresh’ të madh rivalëve.
“Nuk po i shihet fundi këtij tubimi. Faleminderit kryefamiljarë, veprimtarë e aktivistë për këtë nderë që ma keni bërë. Qysh i keni dhënë ‘flakaresh’ qeverisë aziatike në vitin 2013, ashtu edhe sonte me këtë tubim madhështor, i keni dhënë një ‘flakaresh’ të madh kundërkandidatëve tanë”, tha Haziri.
Kreu i gjilanasve ka premtuar vazhdimin e investimeve të mëdha për këtë pjesë, duke shtuar se në qeverisjen e ardhshme të LDK’së Llapushnica do të bëhet qendër e vërtetë turistike.
“Kemi kryer punë të mëdha në Pogragjë e në fshatrat tjerë, por do të vazhdojmë edhe me projekte tjera siç është ndërtimi i terrenit sportiv në bashkëpunim me shoqatën “Pogragja”, do ta vazhdojmë tretmanin e “Moravës” dhe rregullimin e infrastrukturës tjetër. Po ashtu, do të vazhdojmë me rehabilitimin e rrugëve te Kokajt që shkon në Ranatoc dhe pëfundon në Sllubicë. Në qeverisjen e ardhshme të LDK’së, Llapushnica do të bëhet qendër e vërtetë turistike. Këto punë ia kemi borxh veprimtarëve e kryengritësve të kësaj ane”, ka thënë Haziri.
Në këtë tubim është prezantuar edhe kandidati i kësaj zone për këshilltar komunal, Qamil Rexhepi, i cili mban numrin 19.
sponsorizuar nga LDK