Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi të enjten në Kuvendin e Kosovës që rektori Ibrahim Gashi dhe Këshilli drejtues i UP-së si akt moral të japin dorëheqje.
Deputetja e LDK-së Lirie Kajtazi prezantoi kërkesën për debat, ndërsa ndër të tjera kërkoi dorëheqjen e rektorit të UP-së dhe kërkoi nga Qeveria që të heq dorë nga ndikimi në UP.
Në rekomandimet e LDK-së thuhet se meqenëse rektori Gashi dhe Këshilli drejtues kanë humbur kredibilitetin për të udhëhequr UP-në, duhet të japin dorëheqje, si akt moral.
Ministri i Arsimit Ramë Buja, kërkoi nga deputetët që ta zhvillojnë një debat konstruktiv.