Grupi i Këshilltarëve të LDK-së, Gjilan.
Këto ishin rekomandimet e këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të cilat nuk u përkrahën sot nga partitë në pushtet, mbi tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023.
Por, LDK me konstruktivitet i dha dritën e gjelbër kërkesës drejtuar Ministrisë së Financave, respektivisht, Departamentit të Tatimit në Pronë, për faljen e 100 eurove të para të faturave të tatimit të këtij viti.
Kjo nuk vlerësohet si masë e duhur nga ne, por treguam konstruktivitet për lehtësim të këtyre faturave për këtë vit, duke qenë se po përballemi me inflacion të lartë e paga të ulëta.
Nga shkresa zyrtare e stome e Ministrisë së Financave vihet në pah ajo që LDK ka thënë; komunat nuk kanë të drejtë të falin borxhe, ata mund të japin rekomandime dhe të bëjnë kërkesa, thuhet në fund të njoftimit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së së Gjilanit.. /2LONLINE/