LDK është gati për zgjedhjet nacionale. Kështu thanë zyrtarë të LDK-së në një konferencë për media, duke theksuar se kjo parti do të përkrahë ligjin për krijimin e Tribunali, kurse nuk do ta përkrah Ligjin për veteranët nëse aty nuk përfshihen rekomandimet e LDK-së.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxhiri kërkoi nga përfaqësuesit e subjekteve politike të respektojnë ligjet dhe të ndihmojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ai tha se data e zgjedhjeve do të mund të caktohet vetëm pasi që ligji për zgjedhjet, EULEX-in, dhe Tribunalin të kalojnë në Kuvend, transmeton RTK.
Muhaxheri po ashtu tha se LDK-ja nuk do të mbështes Ligjin për veteranët, pa u bërë pjesë të ligjit rekomandimet e tyre. I pyetur për situatën e sigurisë në Pejë, Muhaxheri tha se përgjegjëse është Ministria e Punëve e Brendshme.
Muhaxheri ka ngritur zërin edhe ndaj premtimeve të Qeverisë duke thënë se kryeministri Thaçi, po mundohet të joshë qytetarët në prag të zgjedhjeve.