Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale, 22 tetorit, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur në takim Shtabin Zgjedhor, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.
Qëllimi i takimit ka qenë për përgatitjet e strukturave dhe aktivizim më i madh për zgjedhjet e ardhshme komunale.
Kryetari Haziri tha se Gjilani do t’i ketë katër deputetë të LDK’së dhe koalicionit, duke thënë se ky është përfaqësim më i lartë se në zgjedhjet e kaluara, por i mbetet edhe shumë punë kryesisë, Kuvendit dhe kryetarit të Degës.
Në këta takim u tha se në fund të korrikut do të ftohet Kuvendi i Degës për të vendosur politikat e reja dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale.
Strukturat e LDK’së i kanë konfirmuar kryetarit Haziri se kanë rifilluar takimet me qytetarët e Gjilanit, duke shfaqur unitetin e plotë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 22 tetorit.
Në takim u tha se fryma e fitores që po mbizotëron në LDK, sikur edhe nëpër cdo nëndegë të saj, është garanci i fitores së madhe në zgjedhjet e 22 tetorit.