Që 18 vite në Kosovë pa të drejta elementare

Që 18 vite në Kosovë pa të drejta elementare

Shqiptarët e dëbuar nga Kosova Lindore, sot i bëjnë 18 vite në Kosovë pa të drejta elementare.

Duke pasur parasysh se çdo vit kemi e kemi kujtuar këtë datë me një aktivitet të caktuar, këtë vit kemi punuar me institucionin e avokatit të popullit, Parlamentin e Kosovës, ish deputetët e legjislaturës së kaluar, OSBE-në, ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, MPB-n e Kosovës, zyrën e deputetit të popullit Fatmir Hasani dhe kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin.

Fikri Mehmeti

Po ashtu edhe me mediat lokale, nacionale dhe ndërkombëtare, si dhe takime në grupe me qytetarët e dëbuar nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit, studentët, bizneset dhe qytetarë me probleme të ndryshme të cilët ballafaqohen si mungesë e dokumentit personal në Kosovë dhe pasivizimit që ju bëhet në Serbi.

Si dhe nga qershori i vitit të kaluar deri sot kemi realizuar mbi 200 aktivitete, qindra takime me zyrtarë politik në Kosovë dhe 3 komunat me shumicë shqiptare – Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, si dhe aktivitete të përbashkëta me qytetarët e dëbuar nga Medvegja të cilët jetojnë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe qytetarët e dëbuar nga fshatrat e Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Ferizaj, Kamenicë dhe Gjilan.

Kemi krijuar rrjetë bashkëpunimi, duke u koordinuar së bashku në mënyrë që luginasit e dëbuar në gjendje lufte drejtë Kosovës, të ju jepen të drejtat e mohuara tani e 18 vite në Kosovë, si dhe ti kërkojmë të drejtat tona po ashtu të mohuara në Serbi.

Ne nuk do të ndalemi derisa qytetarët e dëbuar nga Presheva,Bujanoci e Medvegja, të cilët jetojnë tani e 18 vite në Kosovë, të i gëzojnë të drejtat e barabarta si çdo qytetarë tjetër në Republikën e Kosovës.

Njëherësh të arrijmë që në bisedimet Beograd-Prishtinë të diskutohet edhe gjendja e shqiptarëve të cilët jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe hapja e një Universiteti, krijimi i pikave të reja kufitare Kosovë-Serbi, kthimi i shtetësisë së pasivizuar, si dhe çdo qytetarë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të i gëzon të drejtat e barabarta si çdo qytetarë tjetër në shtetin serb.

Ne do të vazhdojmë dhe nuk do të ndalemi në këtë rrugëtim, derisa të plotësohen kërkesat tona dhe të trajtohemi ndershëm dhe njëjtë si çdo qytetarë në Kosovë, edhe pse sot u bënë 18 vite që nuk ka ndryshuar gjendja jonë në Kosovë.

Ne mbetemi vetëm të shpresojmë se kushdo që e formon qeverinë e ardhshme, do të reflekton në raport me ne.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE