Kandidatët për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), kanë mbajtur një takim të jashtëzakonisht të mirë me pronarë biznesesh gjilanase, prej të cilëve u rikonfirmua mbështetja e madhe.
Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, në emër të kryetarit të Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka falënderuar bizneset gjilanase për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat, ndërkaq tha se është me interes që të bisedojmë me ta për cfarëdo brenge apo shqetësimi që kanë, në mënyrë që të të zgjidhen në të ardhmen.
Kandidati për deputet nga LDK e Gjilanit, Fatmir Rexhepi (20), ka deklaruar se ajo që i pengon më së shumëti bizneset është uzurpimi i ekonomisë të vendit, i monololeve që janë krijuar me ata që kanë bashkëpunuar me pushtetin në largim.
“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Si LDK nëse e marrim besimin tuaj, edhe në Parlament do të përpiqemi që me ekipin e profesionistëve, përmes kornizës ligjore, t’i bëjmë ndryshimet që e stimulojnë sektorin privat dhe krijojnë një ambient shumë më të sigurtë për operim. Mbi të gjitha, duhet të bëjmë një pavarësi ekonomike”, tha Rexhepi.
Kandidatja për deputete, Lirije Kajtazi (6), i ka falënderuar pronarët e bizneseve për punën, mbështetjen e mi të gjitha, për bukën që e japin për qindra familje gjilanase.
Kandidati Faton Bislimi (44), tha se një shoqëri e zhvilluar nuk mund ta arrij në stadin më të lartë, nëse sektori privat çalon, duke i vlerësuar ata si kurrizi i zhvillimit shoqëror, për të shtuar se programi në krye me Vjosa Osmanin do të jetë ndihmesë i zhvillimit të veprimtarive të tyre.
Kandidati Imet Rrahmani (35) theksoi se LDK do të bëjë maksimumin për të krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm të bizneseve, për të krijuar vende të reja pune.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), pronarët e bizneseve i ka cilësuar si heronjtë e ditëve të sotme, marrë parasyshë faktin se kanë krijuar mijëra vende pune.
Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i shoqatës Kosova-Shkup me seli në Brusa të Turqisë, Rexhep Gunduz, i cili tha mbështetja për Gjilanin dhe Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve.
Pronarët e bizneseve kanë kërkuar që në veçanti të përkrahen bizneset prodhuese.
e sponsorizuar