Se përkrahja për Lutfi Hazirin dhe LDK’së po rritet çdo ditë e më shumë, e ka dëshmuar sonte “Dheu i Bardhë” dhe “Baja” me organizimin e tubimit madhështorë.
Organizatorët thanë se mbështetja për Lutën e listën e LDK’së nga ana e dy lagjeve ëshë shumëfish më e madhe krahasuar me vitin 2013, duke theksuar se kjo mbështetje është sikur në kohën e Ibrahim Rugovës.
Ata thanë se me investimet e jashtëzakonshme në këto lagje, duke e hequr lloçin dhe vadat, Lutfi Haziri e ka të sigurtë fitoren që në raundin e parë.
E, kur e sheh këtë madhështi, Luta i LDK’së ka çka ju thotë mbështetësve.
“Është impresive kjo mbrëmje. Lirisht mund të themi se ju e vulosët fitoren tonë që në raundin e parë dhe i keni dhënë një ‘nokaut’ klasik ‘Bacave’. Faleminderit burra e gra, veteranë të arsimit, mjekë, inxhinierë, punëtorë, të rinjë e të reja. Do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në këto lagje dhe në “Porodin”, derisa ta përfundojmë programin tonë sepse e meritojnë njerëzit e mirë të kësaj pjese”, ka thënë Haziri.
“Kjo mbështetje na bënë më të përgjegjshëm. Gjilani është i gjilanasve. Do të mbetem gjithmonë Luta i Juaj”, shtoi Haziri.
Kryetari Haziri në fund nuk ka lënë pa e përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij në shërbim të atdheut deri në momentet e fundit të jetes.
Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK’së nga kjo zonë, Nevzad Rushiti, Afërdita Balaj, Mizafere Ismajli dhe Fitim Guda.
sponsorizuar nga LDK