Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i kemi marrë nga të deleguarit tanë nëpër qendrat e votimeve, procesi zgjedhor ka filluar mirë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, përvec të disa problemeve të vogla teknike.
Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan.
Apelojmë te qytetarët gjilanas që të dalin në mënyrë solemne sa më masovisht, për ta shprehur vullnetin e tyre qytetar.
Po fillon një ditë e bardhë për Gjilanin dhe Anamoravën, thuhet në komunikatën e LDK-së.