DYLON

Haziri shtron iftar për Bashkësinë Islame, pa përfaqësuesit e partive politike

Haziri shtron iftar për Bashkësinë Islame, pa përfaqësuesit e partive politike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame në Gjilan, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga policia, gjykata, prokuroria e FSK, por jo edhe përfaqësuesit e partive politike, shkaku i heshtjes zgjedhore.

Haziri ka uruar që ky muaj i Ramazanit ta ketë përbushur misionin e tij, duke e lutur Zotin për pranim të agjërimit dhe lutjeve.

“Ju falënderoj të gjithëve që jeni sonte prezentë në darkën e iftarit. Lutem që Zoti të na pranojë këtë agjërim dhe këtë sakrificë që e bëjmë në emër Tij në këtë muaj të madh të Ramazanit. Muaji i Ramazanit na bënë të mendojmë që të bëjmë punë të mira dhe të kujdesemi për qytetarët tanë që kanë nevojë”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e iftarit, duke thënë se kjo i kontribuon bashkimit mes vete.

“E falënderoj kryetarin Haziri që na bëri bashkë në këtë sofër të iftarit. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për vendin, për qytetin tonë dhe e lusim Zotin që të na bëjë prej atyre njerëzve që t’i ndritim mendjet tona, t’i zbusim zemrat tona dhe të punojmë për të mirën e vendit dhe qytetit tonë. E lusim Zotin që të na i pranoj të gjitha punët dhe lutjet tona. I lus hoxhallarët që të vazhdojnë të jenë liderë shpërtëror, pa u përzier në politike”, tha Aliu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.