Sot në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzohet komentet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe disa deputetëve serbë lidhur me atë se si shkoi seanca konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas një njoftimi të LDK-së, dorëzimi i komenteve ndaj kërkesës KO. 119-14, të deputetëve të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga Xhavit Haliti, do të bëhet në ora 14:00.
Ndryshe, më 17 korrik, Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës pa praninë e deputetëve të PDK, ndërsa deputetët e VV patën abstenuar. Për këtë arsye PDK ka dorëzuar në kushtetuese një kërkesë për të sqaruar se cila parti duhet të ketë të drejtën për të propozuar kryetarin.