Iniciativa shqiptare në Jug të Serbisë për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare mbetet një politikë pa rezultate edhe një vit pas. Televizioni AlJazeera ka realizuar një kronikë televizive lidhur me këtë temë dhe disa thonë se presin sinjalet nga Brukseli e disa thonë se duhet të shtfrytëzohet ligji i vetqeverisjes lokale për qëllime të tilla, shkruan Titulli.com.
Ndërsa gazetari nga Bujanoci, Nikola Laziq zëvendëskryeredaktor i gazetës “Vranjske” ka thënë së në Jug të Serbisë pothuaj se asgjë nuk ndodh nëse nuk është nën kontrollin e Beogradit.
“Unë mendojë se çështja e formimit të asociacionit të komunave shqiptare është pjesë e Beogradit”, theksoi Laziq.
Gazetari i AlJazeeras, Zoran Kosanoviq ka hulumtuar pse ka pak përkrahje formimi i asociacionit të komunave shqiptare në këtë rajon.
Lexo në linqet:
Liderët e Luginës në SHBA për Asociacionin!
Republikanët në Bujanoc: Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi, një marketing i lirë politik
Destani: Asociacioni i Luginës i ngutshëm dhe pa përkrahje (video)
Daci: Asociacioni i Komunave Shqiptare në Luginë, hap i mirë (Video)
Info Magazine: Si duhet të krijohet Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi?