/Sa për fuqinë politike dhe atë ekzekutive fiktive, qyteti dhe pamja vizuele herë i takon ushtarëve dhe ushtrisë së Ibrahim Rugovës, e herë ushtarëve dhe ushtrisë së Hashim Thaçit!/
(2L ONLINE) – Sot, një pjesë e Gjilanit duket kështu!(shih fotot). Ekzaltimi patriotik i duhet një vendi pa diskutim! Por, a nuk do të ishte ma mirë që ky ekzaltim t’i ndodhë kur atij i nevojitet ma së shumti. Shembull kur vendit i kanoset ndonjë rrezik i lartë. Si lufta apo shkelja e tërësisë territoriale apo çfarëdo lloji tjetër që kanosë vendin dhe lirinë e popullit!
Nuk është keq që njerëzve tu përkujtohet se janë shqiptarë. Por a duhet tash katërmbëdhjetë vite pas lufte të ju përkujtohet kjo. kur realisht akoma është i freskët gjaku i martirëve,i dëshmorëve etj. Apo ndodhë kjo që njerëzve t’u fshehët e vërteta se akoma jetojnë në varfëri totale dhe në një vend ku për çdo gjë dhe për secilin akt shtetërorë duhet të bëhet një marrëveshje dhe të kërkohet leje! Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të bëhet analizë sociale por të tregohet me foto dhe fjalë absurditetin e përditshëm në të cilin jetojmë e të cilin e shohim por nuk arrijmë ta perceptojmë dot.
Qyteti duket bukur, I mbushur me flamuj Kuq e zi. Në një ndërtesë të një pjese të institucioneve komunale janë dy flamuj. Ay kuq e zi dhe ay i Kosovës. Në ndërtesën e policisë asnjeri e as tjetri, vetëm ay i policisë së Kosovës. Në një vendkalim në mes qyteti një serbe dhe një serb që kalojnë udhën dhe ecin lirshëm, edhe pse qohet pluhur deri në qiell se ata nuk kanë akoma liri të mjaftueshme qarkullimi. Dhe një qen rrugaç (se ku i kanë mbete shoqëri. Se ay nuk është i vetëm) që po ashtu ecën dhe kalon udhën lirshëm nëpërmes qyteti!
Çfarë po ndodhë këtu?!! Është ky qyteti multietnik i trumbetuar. Apo është ky qyteti i shqiptarëve të cilët nuk guxojnë t’i vënë simbolet e tyre kombëtare mu aty ku ata dëshirojnë. Apo Komuna/shteti është edhe shqiptarë edhe kosovarë (serb,turq, ashkali, boshnjak..e shumë tjerë). Kurse Policia nuk është e askujt dhe e të gjithëve…edhe e afrikanëve,e azatëve..e, e kujt jo!!!
E sa për fuqinë politike dhe atë ekzekutive fiktive, qyteti dhe pamja vizuele herë i takon ushtarëve dhe ushtrisë së Ibrahim Rugovës, e herë ushtarëve dhe ushtrisë së Hashim Thaçit!
Por, ushtrisë së vërtetë të UÇK së famshme e cila ishte vetëm e popullit dhe askujt tjetër, e që sot ushtarët e saja ballafaqohen edhe me uri u takon vetëm dheu i tyre për të cilin dhanë aq shumë dhe në ditë do ta gjejnë edhe prehjen në të!!! Lavdia u takon atyre që gjakuan për liri jo atyre që e shfrytëzojnë atë.
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/