DYLON

Demaçi: Punë e kryer, LDK do të ketë postin e kryeministrit

Avatar photo Redaksia

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka deklaruar për gazetën LAJM se LDK-ja do të ketë postin e kryeministrit dhe se kjo punë ka marrë fund. Sipas tij çka flitet në media është përrallë dushku për arsye se tashmë dihet që LDK-ja do të ketë këtë pozitë.

“LDK-ja do të ketë kryetarin e qeverisë, ndërsa kryetari i deritashëm i qeverisë do të ketë postin e presidentit, që në të njëjtën kohë mundet që PDK të ketë edhe postin e kryeparlamentarit”, është shprehur Demaçi.

EkoHigjiena

Ai po ashtu ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, që sipas tij kjo ka qenë e vetmja marrëveshje e mundshme e natyrshme e domosdoshme edhe e përdorshme, pasiqë sipas tij një marrëveshje e tillë i aktivizon të gjitha mekanizmat e shtetit gjithashtu bënë të mundur më nxjerr ligje ndërkombëtare që po na i lyp miqtë tanë evropianë dhe amerikan pa të cilët në nuk mund të vazhdojmë më jetu.

“Kështu kjo është më e mira mënyrë e ,daljes nga ai farë ngërçi më një shtesë të vogël në qoftë se gjënë kohë edhe mënyrë për më shti në koalicion edhe këtë partinë e Ramushit atëherë do të kompletofshin punën krejt, atëherë do të funksiononte puna më mirë edhe nuk do të ishin nevojë më u lodhë për numra”, ka theksuar Demaçi. /Gazeta LAJM/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.