“Laurit Behluli është gardiani ynë. Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë portierin tonë të ri Laurit Behluli”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të futbollit Drita.
Sipas drejtuesve të klubit, Lauriti Behluli do të zëvendësojë portierin e lënduar Faton Malokun dhe do të jetë një siguri shtesë e portës së skuadrës bardh e kaltër së bashku me Smakiqin.
Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të drejtorit sportiv, Valon Zymberi dhe lojtarit në kohëzgjatje prej dy viteve.
“Lauriti është njëri prej portierëve me cilësi të jashtëzakonshme dhe me përvojë të mjaftueshme në disa prej klubeve kosovare, dhe koha është që të dëshmojë veten edhe te ekipi ynë”, thuhet në njofitm /2LONLINE/