Ushqimet e shpejta si hamburgerat dhe picat po dëmtojnë në masë organizmin e njeriut. Për më tepër as ëmbëlsirat dhe biskotat nuk janë të favorshme për trupin dhe hulumtimet e thonë që të dyja dinë të jenë problematike.
Një studim ku u përfshinë pothuajse 45 mijë njerëz të moshës së mesme gjeti se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e “ushqimeve të përpunuara shpejt”.
Këto përfshijnë: patatet e skuqura, buka e bardhë, ushqimet e gatshme, salcice, drithërat me sheqer dhe pijet me gaz, pra kryesisht cdo produkt që përfshinë një procedurë industriale.
Me keqardhje, këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike një përqindje më e lartë se cdo vend tjetër evropian dhe at po vrasin në mënyrë të parakohshme, thonë shkencëtarët.
fotoilustrim