Sot në rrugën Viti-Pozheran është zhvilluar një aksion i pastrimit dhe largimit të mbeturinave të hedhura për gjatë të kësaj rruge.
Sipas Ajet Sallahut, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ky aktivitet i pastrimit është vazhdim i aksionit trejavor të pastrimit që zhvillohet çdo vit nga komuna e Vitisë në muajin prill dhe atë në përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti.
“Po vazhdojmë me aksionin e pastrimit që kemi nisur dje. Ky aksion i pastrimit do të zhvillohet pothuajse në të gjitha lokalitet e komunës sonë. Ndërkaq sot kemi bërë pastrimin dhe largimin e mbeturinave përgjatë rrugës që lidhë Vitinë me Pozheranin”, u shpreh drejtori Sallahu.
Ai bëri me dije se aksione të tilla do të zhvillohen rregullisht deri me 22 prill dhe i falënderoj të gjithë ata që ju kanë bashkuar këtij aksioni i cili sipas tij ka për qëllim krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi sa më të pastër për të gjithë qytetarët e kësaj komune.
Përndryshe sot Dega e Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti, në të gjitha xhamitë e kësaj komune përmes një ligjërate ka folur për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. /2LONLINE.com/