Nga: Izmi Zeka
Është habi se si po tentohet të preket memoria historike pa u studiuar dhe analizuar mirë.
Rasti i fundit është kur po tentohet ti hiqet emri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kjo që është rekomanduar në takimin e mbajtur me 14.05.2024, të Komisionit për Arsim, Shkencë, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku është votuar Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” votim ky i cili ka përfshirë edhe propozimet për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga UP është maja e Aesbergut
Është guxim i madh duke u nisur nga rektorati që ka propozuar e deri të Komisioni për arsim… që i ka rekomanduar parlamentin që në kuadër të statutit të ndërrohet edhe emri i Universitetit e që mban emrin e intelektualit Hasan Prishtina.
Turp kjo që po dëshirojnë të bëjnë.
Hasan Prishtina nuk duhet të preket e lërë më të debatohet apo bëhet temë e institucioneve të Kosovës.
Larg duart nga Hasan Prishtina! /2LONLINE/