Ylli i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka kërkuar nga trajneri Pep Guardiola që të vendos përfundimisht për rolin e tij në skuadër.
Reprezentuesi gjerman së fundmi ka filluar të aktivizohet si mesfushor, për dallim nga roli i tij i zakonshëm i mbrojtësit të krahut.
Dhe, Lahm ka kërkuar që Guardiola të vendos një detyrë për të, duke llogaritur Kampionatin botëror 2014, gjithnjë e më afër. “Guardiola duhet të vendos rolin tim. Kampionati botëror sa vjen e afrohet dhe kam nevojë të di nëse përzgjedhësi duhet të më konsiderojë si mesfushor, ose mbrojtës i krahut”, deklaroi Lahm për të përditshmen gjermane ‘Bild’./tirbuna/