DYLON

Kosovari para gjyqit: ka manipuluar takometrat e 62 veturave

Avatar photo Redaksia

Një 36 vjeçar nga Kosova kishte gjetur një metodë interesante për të fituar: i ka kurdisur takometrat e 62 veturave të vjetra, duke ua zvogëluar atyre kilometrazhin e kaluar. Në këtë mënyrë ai mund t`i shiste shumë më shtrenjtë makinat, duke i prezantuar ato si relativisht të reja.

Porositë për të bërë këtë manipulim kosovari i kishte nga shitësit e makinave të vjetra, shkruan br.de, të cilës i referohet albinfo.ch.

EkoHigjiena

I akuzuar për vepër penale të falsifikimit, ai duhet të përgjigjet para Gjykatës së Landit në Munih.

Sipas padisë, tregtarët e automjeteve e kanë paguar kosovarin, sipas mundit të bërë, nga 50 deri 500 euro për një makinë me takometër të manipuluar. Pas kësaj, ata mund ta shisnin veturën mesatarisht nga 3000 euro më shtrenjtë se më parë.

Personi i akuzuar ka qenë i dënuar edhe më parë dhe kishte vuajtur dënimin me kusht. Në një bastisje që kishte bërë policia në mars të vitit 2011 në gjithë Bavarinë, ishin kontrolluar 150 banesa dhe lokale afariste. Në atë aksion ishin konfiskuar 380 automobila te vjetër  dhe ishin arrestuar 85 persona të dyshuar.

Në mesin e tyre kishte qenë edhe kosovari.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.