Botimi i librit “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri” u realizua me përkrahjen nga shoqata – kulturore shqiptare – gjermane ’’Sali Çekaj’’, Pfaffenhofen a.d. Ilm, Gjermani, atëherë e kryesuar nga z. Osman Ferizi, i cili premtoi pa hezitim dhe e realizoi premtimin e dhënë për financimin e përgatitjeve për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, ’’Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e me këtë rast i falënderojmë shumë përzemërsisht
Simpoziumi shkencor, ide e kreut të shoqatës “Kosova për Sanxhakun, z. Ismet Azizi, dhe projekt i realizuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, nga ekipi dhe Prof Dr.. Zymer U. Neziri, më 8.9.2018, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve, tuboi studiues nga shumë vise e, ndër to, edhe nga Italia e Polonia, dy epikologë të njohur, prof. dr. Nikolla Skalldaferi (Nicola Scaldaferrit) dhe prof. dr. Rigels Halili.
Redaksia i ka renditur kumtesat e tyre për botim sipas këtyre fushave: histori, gjuhësi, hulumtime kërkimore – shkencore në Sanxhakun e Pazarit të Ri, hulumtime kërkimore – shkencore në Universitetin e Harvardit, pasqyrime të hulumtimeve kërkimore – shkencore të dorëshkrimeve të epikës gojore shqiptare në fondet arkivore të Harvardit, si dhe të tjera. /I.A/ /2LONLINE.com/