DYLON

Në UKZ u përurua libri i Selim Dakut “Ndikimi Kulturor në Zhvillimin Diplomatik të Çështjes Kombëtare Shqiptare (1908-1912)”

Në UKZ u përurua libri i Selim Dakut “Ndikimi Kulturor në Zhvillimin Diplomatik të Çështjes Kombëtare Shqiptare (1908-1912)”
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u përurua libri më i ri studimor i autorit Prof. Ass. Dr. Selim Daku, me titullin “Ndikimi Kulturor në Zhvillimin Diplomatik të Çështjes Kombëtare Shqiptare (1908-1912)”, një punim i thelluar që ndriçon kontributin e faktorit kulturor në përpjekjet diplomatike të shqiptarëve në prag të pavarësisë.

Libri trajton një nga periudhat më kritike të historisë shqiptare, që nga Revolucioni Xhonturk në 1908 deri në shpalljen e pavarësisë më 1912, duke përshkruar dhe analizuar rolin që luajtën faktorët kulturorë në zhvillimin e diplomacisë shqiptare.

EkoHigjiena

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e madhe që kanë botimet akademike në forcimin e identitetit kulturor dhe historik të një kombi. Ai vlerësoi përpjekjet e autorit Prof. Ass. Dr. Selim Daku, duke nënvizuar se ky libër sjell një kontribut të vlefshëm në fushën e studimeve diplomatike dhe historike të Shqipërisë. Sipas Rektorit Dermaku, ky botim do të jetë një burim i rëndësishëm jo vetëm për studentët e shkencave historike dhe diplomatike, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë rrënjët e përpjekjeve kombëtare për pavarësi.Ai shprehu krenarinë e tij për institucionin që përfaqëson dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur studime të tilla që sjellin vlera të mëdha për akademinë dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, një nga recenzentët e librit, e vlerësoi punën e Dakut si një studim të thelbësor për të gjithë studentët dhe studiuesit e historisë, politikës, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai theksoi se monografia përmban analiza të hollësishme që përforcojnë njohuritë për ngjarjet kyçe historike dhe diplomacinë që çoi në krijimin e shtetit shqiptar të pavarur.

Prof. Asoc. Dr. Fitim Rifati recenzen i librit, vlerësoi kontributin e prof. ass. dr. Selim Dakut si një udhërrëfyes të vyer për studiuesit e rinj që dëshirojnë të ndjekin të njëjtën rrugë në kërkimin e çështjeve kulturore dhe diplomatike. Sipas Rifatit, autori ka arritur të tregojë qartë sesi çështja shqiptare u shndërrua në një temë të rëndësishme në tryezat diplomatike të Fuqive të Mëdha të asaj kohe, duke u afirmuar edhe nga një këndvështrim kulturor.

Kryeredaktori i librit Avni Rudaku ka folur rreth punese, sfidave dhe ne përgjithësi për procesin e redaktuarës se librit. Ai ka thanë se ka bërë një punë të përkushtuar në redaktimin e këtij libri, duke u siguruar që përmbajtja të jetë e saktë dhe e qartë. Ai ka ndihmuar në strukturimin e librit dhe në përmirësimin e stilit të shkrimit për ta bërë tekstin sa më të kuptueshëm dhe tërheqës për lexuesit.

Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku studiues, theksoi rëndësinë e këtij punimi për identifikimin e ndikimit kulturor në diplomacinë shqiptare. Sipas Malokut, libri i autorit Selim Daku hap horizonte të reja në studimet historike dhe diplomatike, duke bërë një thirrje të qartë për studiuesit që të eksplorojnë më tej figurat e shquara dhe faktorët që ndihmuan në formësimin e çështjes kombëtare. /2LONLINE/

Në fjalën e tij gjatë përurimit të librit, Prof. Ass. Dr. Selim Daku shprehu falënderime për të gjithë të pranishmit dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur në këtë rrugë të gjatë kërkimore. Ai ndau me publikun motivet që e çuan drejt këtij studimi të veçantë, duke theksuar rëndësinë e kulturës shqiptare në zhvillimin e diplomacisë dhe afirmimin e çështjes kombëtare në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalimit, Daku theksoi synimin e tij për t’i frymëzuar të rinjtë dhe studiuesit e ardhshëm të eksplorojnë më tej këto tema, duke i ftuar të zbulojnë aspekte të reja që lidhen me rolin e kulturës në formësimin e historisë dhe diplomacisë shqiptare.

Me një përkushtim të dukshëm dhe pasion për historinë, Prof. Daku nënvizoi se ky libër është vetëm një pjesë e përpjekjeve të tij për të ndriçuar këtë kapitull të rëndësishëm, duke dhënë një kontribut të vlefshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë më thellë ndikimin e kulturës në çështjen kombëtare shqiptare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.